Kryebashkiaku i natës: Maratona e festimeve, 1 javë evente në Tiranë

10 months ago 15

Tirana do të ofrojë një maratonë eventesh për festat e fundvitit.

Thuajse një javë me evente artistike që do të zhvillohen çdo ditë. Risia e këtij viti është pikërisht zgjatja në kohë e tyre, ndryshe nga vitet e tjera që fokusohet vetëm në natën e ndërrimit të viteve. Rezart Cenaj, kryebashkiak i natës në Tiranë, i ftuar në Vizion Plus në emisionin E-ZONE, tha se aktivitetet nisin nga kjo e dielë në prag Krishtlindjesh.


“I gjithë eventi është ideuar si një udhëtim në kohë e në stil muzikor. Është ndërtuar si një rrjedhë e natyrshme materialesh që ngjizen me njëra-tjetrën. Çdo ditë ka nga një koncert dhe kushdo do e gjej veten sipas muzikës që pëlqen. Do të jenë emra të njohur këngëtarësh, të cilët do të performojnë në koncertin përmbyllës në sheshin “Skënderbej”, emrat e të cilëve do të zbulohen gradualisht”, – tha Cenaj në E-ZONE.

Por a ndjen kryeqyteti konkurrencë nga bashkitë e tjera, të cilat po ofrojnë organizime për të tërhequr sa më shumë klientë?

“Tirana ka ofertën më të mirë turistike, krahasuar me rajonin. Tashmë është një “qytet brand”, ku çdo kush e gjen veten. Kjo nuk evidentohet vetëm për festa. Ka një trend që po rritet dita-ditës. Shtëpitë që jepen me qira ditore, po merren nga të huajt për një mesatare 1 javë deri në 3 muaj. Këto janë të dhëna që të huajt nuk vijnë vetëm për festa, por edhe për të jetuar dhe eksploruar metropolin, por edhe më gjerë për qytetarë të tjerë”, – tha Cenaj në Vizion Plus.

Read Entire Article