Kryemadhi rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon rikthimin e celularit të sekuestruar

6 months ago 25
Reklamë

Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë rekurs në Gjykatë të Lartë, ku kërkon rikthimin e celularit të sekuestruar. Gjykata e Posaçme ka sekuestruar celularin e saj në kuadër të një hetimi që po zhvillon.

Më herët, Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Kryemadhit për rikthimin e celularit të sekuestruar.

Prokuroria e Posaçme po heton materialet e depozituara nga avokati Idajet Beqiri, ku përfshin shpenzime të kryera nga Monika Kryemadhi për disa ndërhyrje estetike jashtë vendit, pagesat e të cilave nuk janë deklaruar./vizionplus.tv/

Read Entire Article