Kryeministri Edi Rama mbledh drejtuesit politikë në seli, në fokus rienergjizimi i partisë

4 months ago 23
Reklamë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë në selinë e Partisë Socialiste.

Mësohet se në fokus të këtij takimi do të jetë procesi i rienergjizimit të Partisë Socialiste.

Drejtuesit politikë të qarqeve do të bëjnë një analizë të punës në terren, si edhe do të raportojnë mbi objektivat e vendosura nga Rama për 50 mijë anëtarësime të reja deri në Kongresin e qershorit.

Ndërkohë, prioritet i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje. /vizionplus.tv

Read Entire Article