Kryeministrja italiane Giorgia Meloni viziton Shqipërinë javën e ardhshme

3 months ago 27
Reklamë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të vizitojë Shqipërinë të mërkurën e ardhshme.

Qëllim i vizitës së Melonit në Shqipëri do të jetë monitorimi nga afër i qendrave ku do të ngrihen kampet për strehimin e emigrantëve afganë, nga marrvëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë në nëntorin e vitit të kaluar.

Meloni do të vizitojë zonat ku do të ndërtohen dy qendrat e mbyllura për azilkërkuesit.

Këto dy qendra nuk janë ende gati, por kryeministrja italiane theksoi se “qeveria e saj kërkon që ato të fillojnë punën sa më shpejt”.

Sipas informacioneve, gjatë vizitës së saj, Meloni do të shoqërohet nga kryeministri Edi Rama , ndërsa në të njëjtën ditë pritet të kthehet në Romë, për shkak të detyrimeve të fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve europiane./vizionplus.tv/

Read Entire Article