Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vjen nesër në Shqipëri, inspekton kampin e emigrantëve

3 months ago 22
Reklamë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, do të vizitojë nesër ( 5 qershor) Shqipërinë.

Sipas axhendës së publikuar nga zyrat e shtypit italian, Meloni do të vizitojë Gjadrën, vendin ku do të vendoset kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i emigrantëve afganë, nga marrvëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë në nëntorin e vitit të kaluar.

Qendra nuk është ende gati, por kryeministrja italiane theksoi disa ditë më parë se “qeveria e saj kërkon që ato të fillojnë punën sa më shpejt”.

Sipas informacioneve, gjatë vizitës së saj, Meloni do të shoqërohet nga kryeministri Edi Rama , ndërsa në të njëjtën ditë pritet të kthehet në Romë, për shkak të detyrimeve të fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve europiane./vizionplus.tv/

Read Entire Article