Njësia Policore Detare dhe shërbimet e Policisë Kufitare të Ksamilit dhe Shëngjinit, gjatë patrullimeve në vijën bregdetare kanë konstatuar dy mjete ujore të cilat kryenin manovra të rrezikshme.
Si rezultat në Shëngjin dhe në Ksamil u bllokuan 2 prej mjeteve lundruese Jet Ski dhe drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative:
-110000 lekë, drejtuesin e një mjeti ujor në Ksamil, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar dhe për mungesë të dokumentacionit;
-100000 lekë, drejtuesin e një mjeti ujor në Shëngjin, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar.
Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe bllokimin dhe të 2 mjeteve të tjera ujore, që shfaqen në pamjet filmike, duke kryer manovra të rrezikshme.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve ujore, që të pajisin mjetet me dokumentacionin e kërkuar me ligj, si dhe të lundrojnë brenda zonës së përcaktuar për këtë aktivitet./vizionplus.tv