Policia Rrugore e Elbasanit ka gjobitur 11 shoferë, të cilët kryenin parakalime të gabuara në autostradën Tiranë-Elbasan.
Policia njpfton se ndaj tyre u vendos gjobë me masën 30 mijë lekë të vjetra, për mosrespektim të sinjalistikës rrugore horizontale.
“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen 11 automjete që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, në dalje të autostradës “Tiranë-Elbasan”, ju informojmë se:
Sektori i Policisë Rrugore ka kryer verifikimet dhe ka vënë masën administrative 3 000 lekë të rinj për secilin automjet, bazuar në pikën 2, neni 144, të Kodit Rrugor, i cili sanksionon mosrespektimin e sinjalistikës rrugore horizontale”, njofton policia.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit./vizionplus.tv