Kthimi i 816 tonëve mbetje toksike në Shqipëri, Balluku tregon e kujt është përgjegjësia: Portin e Durrësit po e bëni pis kot

2 weeks ago 39
Reklamë

Kthimi në Shqipëri i 816 tonëve mbetje që dyshohet se janë toksike kanë ngritur një debat të madh. Mbetjet kanë dalë nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, e më pas u rikthyen sërish në Shqipëri.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh edhe zv.kryeministre Belinda Balluku në një dalje për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ka shpjeguar këtë çështje, duke hequr përgjegjësinë nga Porti i Durrësit.

Lexo edhe :

Related Posts

Ajo tha se transporti i mbetjeve në Shqipëri ka nisur që nga viti 1998, teksa shtoi se procedurat ndiqen nga koncensionarët e huaj.

Çështja ka marrë emrin Porti i Durrësit por Porti i Durrësit dhe mbetjet janë dy gjëra të ndryshme,. Transporti i mbetjeve në Shqipëri ka nisur që në 1998. Ka një protokoll të mirëfilltë për të cilën ministria e Turizmit e ka bërë të ditur. Nuk është asgjë të re. Ka eksport të mbetjeve të rrezikshme. Ka qenë një procedurë normale deriu kur mori këtë përmasë mediatike. Autoriteti Portual i Durrësit nuk ka lidhje me këtë proces dhe janë procesuar nga koncensionarët e huaj.

Porti i Durrësit dhe koncensionari janë dy konkurrentrë të ndryshëm. Qeveria shqiptare është angazhuar me OLAF dhe do të kërkoja që drejtësisë ti jepet koha e duhur dhe mos e kthejmë këtë në një çështje ndërkombëtare dhe godet Shqipërinë gjatë sezonit turistik.

Ka kode të përcaktuara nga BE që aplikohen në rastet e mbetjeve të rrezikshme. Portin e Durrësit që po e bëni pis lëreni mënjanë.

Ne jemi duke analizuar situatën por qeveria shqiptare mnuk është hera e parë që ka konflikte për koncensionet që Kurum ka bërë shkelje”, tha Balluku.

Read Entire Article