Kujdes sot me fishekzjarret! Shpërthimet shkaktojnë edhe dëmtim të dëgjimit

8 months ago 44
Reklamë

Nata e ndërrimit të viteve shoqërohet gjithmonë me ndezjen e fishekzjarreve, por nuk kanë qenë të pakta incidentet.

Për të mos e prishur atmosferën në asnjë tryezë të shqiptarëve dhe jo vetëm, në këtë natë të ndërrimit të viteve Dr Skënder Brataj këshillon të mos blihen fishekzjarrë pa etiketën e përdorimit pasi dëmet që shkaktojnë janë të konsiderueshme. Sipas doktor Brataj, zhurma e fishekzjarrëve mund të çojë në humbje të dëgjimit.

“Një fishekzjarrë shkakton një zhurmë deri në 140 decibel ndërkoha që norma e zhurmës për veshin e njeriut është 60”, shpjegon Brataj.

Përveç djegieve në duar apo fytyrë ekspozimi gjatë nën tymin e fishekzjarrëve mund të shkaktojë sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes dhe jo vetëm.

“Grimcat janë metale  të rënda që shkaktojnë nga sëmundje kronike respiratorë deri dhe tumore”, thotë doktori.

 Gjatë ditëve të festave ka gatishmëri të shtuar të ekipeve mjekësore, shpjegon kreu i Urgjencës Kombëtare.

“Jo vetëm në spitale, por kemi shtuar ekipe të autoambulancave. Në çdo shesh do të ketë ekipe tona që në rast nevoje të jepet ndihmë e shpejtë”.

Top Channel

Read Entire Article