Kujdestarja harron fëmijën në autobusin e shkollës, i mituri qendroi për 6 orë i mbyllur në automjet

4 months ago 40
Reklamë

Një incident që mund të përfundonte në tragjedi ka ndodhur ditën e djeshme në Kifisia të Athinës.

Një fëmijë 4.5 vjeç ka mbetur i mbyllur për orë të tëra brenda autobusit të shkollës.

Siç ka raportuar babai i fëmijës pranë autoriteteve, ai e ka dorëzuar fëmijën në autobus të hënën rreth orës 8:00 për ta çuar në kopsht.

Por me sa duket fëmijën e ka zënë gjumi në sediljet e pasme dhe askush nuk e vuri re se ai nuk kishte dalë nga autobusi. Fëmija ka qëndruar brenda autobusit për rreth 6 orë. I mituri është vënë re nga shoferi rreth orës 14.00 .

Protothema.gr shkruan se ndaj shoferit dhe kujdestares së fëmijëve gjatë transportit është ngritur një dosje për rrezikim të të miturit, ndërsa hetimet policore janë duke vazhduar./vizionplus.tv/

Read Entire Article