Kujtohet revolta e Qafë Barit, protagonistët rrëfejnë ngjarjet e vitit 1984

4 months ago 22
Reklamë

Maji i vitit 1984 rikthen në kujtesë një prej revoltave më të mëdha të bëra brenda hekurave të një burgu, atij të Qafë Barit. Sipas ish-të burgosurve gjithçka nisi si pasojë e kushteve të këqija dhe dhunës së ushtruar.

24 djem mes tyre Hajredin Fratari dhe Fadil Daja u bënë pjesë e revoltës dhe guxuan të ngriheshin kundër sistemit. Revoltë kjo që rezultoi pa sukses, pasi mbi ta rëndoi sërish një dënim edhe më i rëndë.

“Më dënuan prapë mua dhe tre vëllezërit e mi. Unë, me pushkatim si kryetar grupi, ndërsa vëllezërit më nga 25 vite”, shprehet Daja.

“Unë kam jetuar që ditët e para të hetuesisë. Po vija nga plazhi kur më arrestuan dhe më thanë troç do të dënojmë me pushkatim. edhe pasi kishe vdekur eshtrat nuk dilnin nga burgu. duhet të plotësoje ditët e burgut që të dilnin eshtrat”, thotë Fratari.

Vuajtjet dhe torturat ish te burgosurit i kujtojnë edhe sot nëpërmjet rrëfimeve rrëqethëse.

“Na kanë bërë një terror të paparë. na kanë thyer brinjët, dhe sot e kësaj dite vuajmë”, shprehet Daja.

“Më morën e më torturuan 31 ditë. skuadra ndëshkuese vinte tre herë në ditë duke na ndëshkuar që të zinim mend. nga aty më çuan në burgun e Burrelit”, thotë Fratari.

Në kuadër të 40 vjetori të revoltës së burgut të Qafë Barit, Instituti i krimeve të komunizmit ka çelur një ekspozitë me dëshmi e fakte te reja të vrarëve por dhe trupave të pagjetur ende, në ambientet e Muzeut “Shtëpia me Gjethe”. /vizionplus.tv

Read Entire Article