Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen për kultivim të bimëve narkotike. Një nga të arrestuarit rezulton i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Në pranga ranë shtetasit L. M., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kultivuar në territorin e fshatit Laç, 38 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies dhe B. K., 71 vjeç, banues në Fushë Milot, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa bimë narkotike në proces tharjeje, që u gjetën në banesën e këtij shtetasi, ndërsa 11 bimë u asgjësuan me anë të djegies.
Megaoperacioni kombëtar “Territor i pastër” vijon./vizionplus.tv