Kumbulla do të ndërrojë sërish “lëkurë” sezonin e ardhshëm

2 months ago 25
Reklamë

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla duket se sezonin e ardhshëm do të veshë një tjetër fanelë në Serie A pas asaj të Veronës, Romës, dhe sëfundmi Sasuolos.

Sezoni që lamë pas ishte i vështirë për Kumbullën i cili pasi u kthye nga një dëmtim i rëndë u huazua te skuadra e Sasuolos ku gjeti hapësirë vetëm javët e fundit.

Mbrojtësi është kthyer tashmë në Romë, por mesa duket sezonin e ardhshëm ai do të huazohet sërish, dhe klubi që mund të marrë shërbimet e shqiptarit është Parma, e sapongjitur në Seria A.

Parma kërkon me patjetër një mbrojtës qendre dhe Kumbulla shihet si një mundësi e mirë.

Read Entire Article