Kurti e Vuçiç takohen javën që vjen në Bruksel

2 months ago 22
Reklamë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të takohen të mërkurën me 26 qershor, në një raund të ri bisedimesh të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Njoftimi për takimin u bë publik nga zëdhënësi i BE-së, Pëtër Stano, një ditë pasi i dërguari i posaçëm evropian Miroslav Lajçak i dha fund një vizite në Prishtinë dhe në Beograd në përpjekje për të nxitur zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me të cilën palët u pajtuan në shkurt dhe mars të vitit të kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

Takimi i fundit ndërmjet të dy udhëheqësve është mbajtur në shtator të vitit të kaluar./voa

Read Entire Article