Kryeministri i Kosovës Albin Kurti refuzoi të jap detaje në lidhje me propozimet e bëra për dinarin serb gjatë vizitws sw të dwrguarit amerikan Gabriel Escobar në Prishtinw. Por nw intervistwn pwr Radio Europa e Lirw ai theksoi se nuk do pranohet asnjë opsion që bie në kundërshtim me vendimin e Bankës Qëndrore.
“Nuk është e thënë që propozimet e tyre t’i shpalos publikisht duke bërë zëdhënësin e ambasadave. Por, nuk ka propozime që pranohen nga ana jonë që shkojnë në kundërshtim me rregulloren e re të BQK-së dhe njëkohësisht ne mund të merremi vetëm me pjesën e mbështetjes në terren nëse ka probleme. Sepse problemet që mund të shkaktohen, jo domosdo do të mund t’i zgjidhë të gjitha vetë Banka Qendrore e Kosovës. Në Republikën demokratike janë detyrat dhe funksionet e ndara”, tha Kurti.
Shefi i qeverisw sw Kosovës ka nënvizuar se nga takimi i sotëm i dy kryenegociatorëve pret rezultate konkrete.
“Tash, unë e kam kryenegociatorin atje dhe besoj që ai do të diskutojë në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku jemi, [me] çka mund të ecim përpara. Unë gjithmonë pres që të ketë dicka konkrete.”, shtoi Kurti.
Kritikave të ndërkombëtarëve që serbëve në Kosovë nuk u është dhënë kohë e mjaftueshme, kryeministri i Kosovës iu përgjigj:
“Së pari, bëhet fjalë për një adaptim, i cili është më shumë se dy dekada. Nga viti 1999 ne e kemi markën gjermane dhe nga 1 janari i vitit 2002 ne e kemi euron si valutë në vendin tonë. Nga 1 janari i vitit 2002 ka pasur fazë transitore të adaptimit, të përshtatjes. Nëse më shumë se dy dekada nuk kanë mjaftuar, e unë besoj që kanë mjaftuar, atëherë për çdo shqetësim eventual janë edhe tre muaj shtesë të Bankës Qendrore të Kosovës me ata dhjetë hapat, të cilët ajo i ka paraparë. Edhe një herë po e theksoj, nuk ka as refuzues të euros e as martir të dinarit në vendit tonë.”
Kurti nënvizoi se të gjitha problemet të cilat mund të kenë qytetarët serbë lidhur me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, do t’i adresojë me shpejtësi./vizionplus.tv