Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin për tatimin 15% për profesionet e lira, ndërkohë që nuk është vendosur ende se çfarë do të bëhet me paratë e mbledhura prej atyre që kishin paguar ndërkohë.
I pyetur në lidhje me këtë, ministry i Financave Petrit Malaj theksoi se do të marrin një mendim nga Gjykata Kushtetuese se çfarë do të bëhet me paratë e mbledhura deri më tani.
Lexo edhe :
Related Posts
“ Është një cështje që e kam ndjekur dhe në krahun tjetër dhe një nga çështjet që jam marrë me të marrë detyrën. Gjykata Kushtetuese nuk shprehet cfarë do të ndodhë cfarë nga momenti kur ka hyrë ky ligj në fuqi dhe deri në momentin kur është shfuqizuar duke qenë se ka prodhuar detyrime financiare
Ne si minsitri e Financave jemi duke përgatitur një kërkesë gjykatës Kushtetuese që do i kërkojmë cfarë do të bëhet me fondet që kemi mbledhur. Derisa të kemi bërë këtë nuk mund të marrim asnjë vendim”. /vizionplus.tv