Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë ku 18 vjeçari nga Durrësi u vetë hodh nga tarraca e pallatit në Korçë.
Burime bëjnë me dije se 7 shokët e viktimës kanë deklaruar për uniformat blu se të gjithë kanë qenë në gjumë kur shoku i tyre ka ndërmarrë aktin e rëndë.
Ata nuk kanë ditur asgjë çfarë ka ndodhur për shkak se kanë konsumuar alkool dhe kanë qenë në gjendje të dehur pas festimeve në një lokal nate në Korçë.
Dyshime ka që krahas alkoolit, 18 vjeçari ka konsumuar edhe lëndë narkotike dhe në gjendje të rënduar është hedhur nga tarraca e pallatit.
Ngjarja ka tronditur jo vetëm grupin e djemve, por edhe familjarët dhe opinionin publik.
Top Channel