Lamtumirë Bejkush Birçe! Përcillet për në banesën e fundit legjeda e futbollit shqiptar

4 months ago 36

Familja, komuniteti i futbollit shqiptar, miq dhe të aferm përcollën për në banesën e fundit legjendën e futbollit shqiptar Bejkush Birçe.

Për të nderuar ish-futbollistin dhe trajnerin e njohur të Kombëtares, FSHF organizoi homazhe në stadiumin kombetar në Tirane ku veç drejtuesve të Federatës morën pjesë qindra  e qindra njerëz nga bota e futbollit, por edhe qytetare të ndryshëm që erdhën të vendosnin kurora me lule dhe t’i jepnin lamtumirën e fundit një ikone të futbollit shqiptar.

Vlonjati Bejkush Birçe u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare. Ai la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme futbollistike.

Si futbollist karrierën e kaloi tek Partizani ndërsa si trajner përveç të kuqve, drejtori edhe Naftëtarin, Flamurtarin, Lokomotivën e Durrësit dhe Dinamon.

Bejkush Bircë mbahet mend edhe për punën shumë të mirë si trajner i kombëtares në brezin e artë të mesit të viteve 80. Po ashtu mbajti për pak kohe edhe postin e Zv.Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Read Entire Article