Largimet masive, gazetarja Mema rendit shkaqet: Pse po ikin shqiptarët

5 months ago 25

Largimi i shqiptarëve po vjen gjithnjë e në rritje, ndërsa shkaqet e këtij fenomeni janë nga më të ndryshmet.

Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema, e ftuar në studion e Quo Vadis teksa e bazoi argumentin e saj në një histori familjare, tha se edhe qytetarët me të ardhura të larta dhe ata me të ardhura të ulta, vuajnë të njëjtat problematika siç janë mungesa e ujit të pijshëm, parkimin dhe ajrin e ndotur.

Ne kemi probleme edhe më të mëdha. Një qytetar që merr 2 milione lekë ne muaj dhe një qytetar që merr 1 milionë lekë në muaj, vuajnë të njëjtat probleme, muingesën e ujit të pijshëm, ajrin e ndotur mungesën e parkimit etj. Unë e bazoj këtë në shembullin e kunatës time, e cila punon në Gjykatën e Lartë dhe bashkëshorti i saj shef kuzhine, me të ardhura shumë të mira, jeton në qendër të Tiranës dhe e braktis Shqipërinë për të ikur drejt Austrisë sepse nuk gjen një shkollë të mirë për djalin dhe nuk ka besim tek arsimi në Shqipëri. Po ashtu, ajo ikën edhe për vajzën sepse dega që ajo do të studojë për shkenca sociale dhe psikologji, nuk gjen punë. Edhe në rrethin tonë të gazetarëve, janë shumë persona që vitet e fundit janë larguar”, tha gazetarja Mema./vizionplus.tv

Read Entire Article