“Largimi i tij do të bashkojë PD-në”/ Ngjela: Berisha mund të tërhiqet nga benefitet që do i japë Washingtoni

6 months ago 21
Reklamë

Avokati Spartak Ngjela deklaroi në “Breaking” me Fiori Dardhën se largimi i Sali Berishës do ta bashkojë Partinë Demokratike.

Ai tha se Berisha mund të tërhiqet në bazë të benefiteve që do t’i japë Washingtoni, por për këtë nuk tregoi diçka konkrete.

“E kam planifikuar të kemi disa diskutime me Bashën. Mendimi im është që nuk duhet goditur dhe të jetë e përçarë akoma PD-ja se nuk fiton dot. Atëhere si të bashkohen këto. Duhet forcuar krahu i Bashës akoma, por jo të neglizhohet krahu tjetër. Vetëm kjo do ta bindi politikisht Saliun të tërhiqet. Tërheqja e tij bashkon partinë me një kongres të ri dhe Rama dobësohet. Berisha mund të tërhiqet por mvaret nga benefitet që do t’i Japë Ëashingtoni. Por unë thash mvaret, nuk e di unë”, u shpreh ai.

“Kurti është ai që e krijon këtë konkurrencën politike. Nuk ka konflikt individual. Kurti e ka nxjerrë sepse ai është më i informuar për mendimin amerikan dhe mendimin e forcave europiane që mbajnë Kosovën. Nuk mund të rrinë dot dy shtete shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Është luks i madh dhe ata duhet të bashkohen mos të ketë nevojë për ndihma anësore. Mesa shoh unë Kurti duhet të jem unë kryeministër. Po do bëhet brenda 2-3 vjetësh ky bashkim, këtu e djathta është e përçarë në mënyrë drastike. Lind probleme do bëhet bashkimi i të paktën një federate mes Kosovës dhe Shqipërisë. Shenjat janë që po, se Amerika ka heshtur deri tani por nuk dihen sesi janë planë. Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor ka një mbrojtës të madh që është Amerika, nuk e mbron se ka racën dhe gjuhën e vet, por është interes i madh politik, se pa botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor dobësohet shumë lufta kundër Rusisë. Këtu konkurrenca është rusi-amerikane në borën shqiptare të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Ngjela.

Top Channel

Read Entire Article