Lehtësohen procedurat e vizave për disa shtete, ministri Hasani: Ka pasur rritje të numrit të turistëve

6 months ago 23
Reklamë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka bërë me dije pas mbledhjes së qeverisë, se do të lehtësohen procedurat e vizave me disa vende.

Hasani tha se ky vendim u mor pas numrit në rritje të turistëve nga vende si Arabia Saudite, Katari apo Tajlanda.

“Ne mbledhjen e sotme vendosëm edhe për lehtësimin e vizave me disa vende, për sa kohë po vjen edhe sezoni turistik, vende që janë kryesisht të Gjirit, Arabia Saudite, Bahreini, Katari apo dhe Tajalnda, për sa kohë numrat e turistëve kanë qenë në rritje dhe kërkesat vazhdojnë të jenë në rritje”, tha Beleri.

Ai foli gjithashtu për dënimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, duke thënë se qeveria shqiptare respekton vendimet e gjykatave.

“Shqipëria do të vazhdojë të respektojë vendimet e gjykatave, të mbështesë punën për Reformën në Drejtësi do të vazhdojë të kryejë detyrat për rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha Hasani. /vizionplus.tv

Read Entire Article