Lejoi kultivimin e bimëve narkotike, kryebashkiaku i Libohovës merret i pandehur nga SPAK

6 months ago 17
Reklamë

Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hida, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Ai u paraqit mëngjeisn e kësaj të hëne në ambientete e SPAK.

Leonard Hida akuzohet për shpërdorim të detyrës në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës.

Dyshohet se Hida ka lejuar kultivimin e bimëve narkotike, kundrejt përfitimit.

“Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administrative ‘Cepo’ dhe ‘Picar’ krijojnë dyshime të arsyeshme se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie të cilët kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”, thuhet në dosjen hetimore.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article