Leku “ngrin” Euron, Paundin dhe Dollarin, qetësi para “furtunës”? Si e mbyllën javën monedhat e forta

7 months ago 33
Reklamë

Leku vijon të qendrojë në pozita mjaft të forta në raport me monedhat e tjera dhe sidomos ndaj euros.

Madje, gjatë ditëve të fundit ka patur një stabilitet në kufijtë e ulët në kursin e këmbimit mes monedhës sonë dhe asaj europiane duke u vërtitur mes 104.3 dhe 104.5 lekë për një euro.

E njëjta situatë paraqitet edhe në raport me dollarin amerikan dhe paundin britanik, ç’ka duket se është një stabilitet i tregut pas shpenzimeve të fundit të vitit të shkuar, për t’u përgatitur për pranverën dhe sezonin e verës ku pritet një rritje tjetër e flukseve monetare nga jashtë.

Gjithçka ndodh edhe përballë një pritshmërie ndaj Bankës së Shqipërisë, e cila ka paralajmëruar një rritje tjetër të normave të interesit, gjë që pritet të forcojë edhe më tepër lekun.

Sipas BSH, një euro u këmbye sot mesatarisht me 104.23 lekë, një paund me 121.99 lekë dhe një dollar amerikan me 96.78 lekë. /vizionplus.tv

Read Entire Article