Letra e 19-vjeçares Darda Dhamo e cila u nda nga jeta 6 ditë më parë pasi vuant nga leuçemia, përloti shumë persona, por brenda saj kishte një mesazh të fortë për të gjithë ne.
Babai i Dardës, Petrika Dhamo, i ftuar në “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus të moderatores, Brikena Prifti, ka treguar momente e fundit të jetës së vajzës së tij.
Lexo edhe :
Related Posts
I pyetur nga moderatorja Prifti nëse ishte në dijeni të letrës që la pas Darda, Petrika zbuloi se në momentin që është shkruar kjo letër ka qenë mjaft e vështirë.
Sipas tij për shkak të sëmundjes dhe imunitetit shumë të dobët të Dardës, nuk i lejohej të kishte kontakt me njerëz të tjerë.
Pjesë nga biseda:
Petrika Dhamo: Po flisnim për amanetin dhe kjo është një fjalë shumë e madhe. Të gjitha këto ishin dëshira që Darda i pati gjatë gjithë jetës. Jeta na është dhënë si dhuratë nga Zoti dhe duhet jetuar kjo gjë. Përse duhet ta duam besimin nëse nuk na lidh me njerëzit. Fjalët e saj ishin prekëse, duhen vlerësuar.
Brikena Prifti: A i kishit lexuar më herët këto fjalë?
Petrika Dhamo: Po patjetër. A e di sa e vështirë ishte kur u shkrua kjo letër, pasi ajo nuk duhet të kishte kontakt me njerëzit, pasi imuniteti i saj ishte shumë i dobët. Ajo nuk ndjeu dhimbje fizike, por shpirtërore. I mungonte shoqëria. Sa mori pak forcë ajo thoshte unë do dal mami, shpeshherë me vetë Margaritën shepsh herë me motrën e saj dhe shpeshherë me miqtë e saj, sigurisht aty ku mundeshe.
Brikena Prifti: Me kë ka qenë më e lidhur me mamin apo me babin?
Petrika Dhamo: Nuk mund t’i ndash. Por patjetër që nëna është më e lidhur me vajzat. Por Darda ka qenë e lidhur me të gjithë ne.
/Vizionplus.tv/