Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur.
Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” pas informacioneve se në afërsi të Casa Italias, me një automjet tip “Ford”, qarkullonte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Valias.
Gjatë kontrollit çantës së 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak./vizionplus.tv