Lëvizte në qytet i armatosur dhe pa patentë për makinën, arrestohet adoleshenti në Fier

7 months ago 20

Nje 17-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi lëvizte në qytet, me armë zjarri pistoletë, me municion, të cilën e mbante në automjetin që drejtonte pa leje.

Uniformat blu bëjnë me dije se i ka sekuestruar adoleshenti armën e zjarrit dhe 13 fishekë. Veprimet procedurale me të miturin vijojnë të kryhen në prani të psikologut, mbrojtësit ligjor, dhe prindit.

Njoftimi Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën në flagrancë një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, i cili lëvizte në qytet, me armë zjarri pistoletë, me municion, të cilën e mbante në automjetin që drejtonte pa leje. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë dhe 13 fishekë.
Veprimet procedurale me të miturin vijojnë të kryhen në prani të psikologut, mbrojtësit ligjor, dhe prindit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

Read Entire Article