Asetet shtesë ushtarake të SHBA-së që ishin zhvendosur në Lindjen e Mesme përpara sulmit të Iranit ndaj Izraelit do të vijojnë të mbeten në këtë rajon, tha sot zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder sipas CNN.
Komentet e Ryder vijnë ndërsa Izraeli konfirmoi se do t’i përgjigjen sulmit të Iranit.
“Siç ka thënë (Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin), si publikisht ashtu edhe privatisht, ne nuk duam të shohim përshkallëzim, por padyshim që do të marrim masat e nevojshme për të mbrojtur forcat tona në rajon dhe siç u demonstrua gjatë fundjavës, ne do të marrim dhe masat e nevojshme për të mbrojtur Izraelin”, tha Ryder. /vizionplus.tv