Lista Serbe kundër hapjes së urës së Ibrit

5 months ago 23

Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, ka paralajmëruar hapjen e urës së Ibrit që ndan pjesën veriore dhe jugore të Mitrovicës.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Lista Serbe duke thënë se kjo është “lëvizje e panevojshme dhe e papranueshme”. Ajo thotë se “qëllimi është destabilizimi i situatës”. “Kujtojmë se situata aktuale është pjesë e marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Njëkohësisht theksojmë se trafiku aktualisht po rrjedh normalisht nga pjesa jugore në veri të qytetit në katër drejtime, mbi tre ura dhe një rrugë lokale, dhe nuk ka nevojë për urën”, thonë nga Lista Serbe.

Ata i bënë thirrje KFOR-it, EULEX-it dhe përfaqësuesve të Brukselit “që të reagojnë dhe të parandalojnë që të ndodhë një krizë tjetër”.

Read Entire Article