Liverpool mund Burnleyn dhe merr kreun në Premier League

8 months ago 24
Reklamë

Liverpool është rikthyer te fitorja në kampionat duke mundur në transfertë Burnleyn 0-2 në atë që quhet “Boxing Day”.

“Reds”-at e Jurgen Klop e nisën mjaft mirë takimin, duke gjetur rrjetën me Darvin Nunjez në minutën e 6’.

Ata shënuan dhe dy herë të tjera me Gakpo dhe Eliot, por një herë gjyqtari dhe njëherë VAR-i i prishën festën të besuarve të Klop.

Gjithsesi për të vulosur pikët mendoi Diogo Zhota, i cili shënoi në minutën e 90’ dhe i dha goditjen e “KO” ekipit të Vinsent Kompani.

Kështu Liverpuli merr kreun e kampionatit momentalisht, duke parakaluar kështu Arsenalin të cilët ndeshjen e fundit të vitit e luajnë më 28 dhjetor dhe kanë përballë West Ham.

Read Entire Article