Lufta kundër drogës në shkolla, Balla: Kemi vënë në pranga mbi një mijë shpërndarës

5 months ago 25
Reklamë

Shpërndarja dhe konsumimi i lëndëve narkotike në moshat shkollore është kthyer në një shqetësim serioz, ndërsa rastet që referojnë mjekët, shënojnë rritje. Sakaq, në 200 ditët e para të operacionit kombëtar kundër shpërndarësve të narkotikëve janë vënë në pranga rreth 1,100 persona të përfshirë.

“Unë mund të ndaj me ju faktin që falë punës së Policisë, rreth 1100 shpërndarës lëndësh narkotike nuk janë më qarkullim. Dhe kjo është një arritje e madhe, po të kemi parasysh kohën e shkurtër. Ka qenë një sipërmarrje e vështirë për një forcë policie me rreth 10 mijë trupa që të garantojë prezencë të vetën, në mëngjes, kur mbërrijnë fëmijët, gjatë pushimit të drekës dhe kur largohen fëmijët, në të gjitha shkollat e vendit”, tha Balla.

Pas alarmit të ngritur në SHBA, Britaninë e Madhe si dhe në shumë vende të BE mbi platformën sociale Tik Tok, ministri i brendshem Taulant Balla bëri të ditur se edhe në Shqipëri kanë nisur hapat e parë për forcimin e kontrollit.

“Ne thirrëm në Shqipëri drejtuesit më të lartë të Tik Tok, të cilëve ua bëmë të qartë se do të jemi shumë të ashpër, nëse nuk marrin masa sa i përket kontrollit të kontentit të çdo lloj materiali që është dhunë. Përmirësimet e ligjit që do të bëjmë, do ta pamundësojnë që ata të ofrojnë shërbim në Shqipëri, nëse brenda një kohe që kemi vendosur, ata të mos kenë rregulluar kushtëzimet e çdo lloj përmbajtjeje të palejuar”, u shpreh Balla.

Në ambientet e Liceut Artistik në kryeqytet, nxënës të shkollave 9-vjeçare realizuan një ekspozitë me punimet e tyre, duke trajtuar problematika të mprehta që lidhen me fenomene të rrezikshme, të tilla si konsumimi i lëndëve narkotike, drogave sintetike, alkoolit, duhanit si edhe dhunës e bullizmit.

Read Entire Article