Lufta në Gaza, Blinken: Jemi shumë pranë një armëpushimi

2 months ago 23
Reklamë

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken vlerësoi sot se negociatat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës janë drejt fundit.

“Ka ende disa çështje që duhen zgjidhur, që duhet t’i negociojmë. Ne po bëjmë pikërisht këtë”, tha kreu i diplomacisë amerikane, duke folur në Forumin e Sigurisë në Kolorado.

“Unë besoj se jemi disa metra larg dhe po shkojmë drejt vijës së finishit për të arritur një marrëveshje që do të përfshinte një armëpushim, do të kthente pengjet në shtëpi dhe do të na vendoste në një pozitë më të mirë për t’u përpjekur të ndërtojmë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm”, shtoi Blinken. /vizionplus.tv

Read Entire Article