Lufta në Gaza/ Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: Pushtimi i territoreve palestineve nga izraelitët është kundër ligjit

2 months ago 20
Reklamë

Gjykata e lartë e OKB-së ka thënë se pushtimi i territoreve palestineze nga Izraeli është kundër ligjit ndërkombëtar.

Gjithashtu Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) deklaroi se Izraeli duhet të ndalojë aktivitetin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar, Jerusalemin Lindor dhe Gazën si  dhe t’i japë fund okupimit të paligjshëm të këtyre zonave sa më shpejt të jetë e mundur.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka mbajtur për herë të parë një qëndrim mbi ligjshmërinë e pushtimit 57-vjeçar të Izraelit të tokave të kërkuara për një shtet palestinez, dhe vendimi ka të ngjarë të ketë më shumë efekt në opinionin ndërkombëtar sesa në politikat izraelite.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se ndërhyrja e gjykatës mund të dëmtojë procesin e paqes, i cili ka ngecur për më shumë se një dekadë.

Read Entire Article