Lufta në Lindjen e Mesme, Borrell thërret me urgjencë ministrat e Jashtëm të BE

6 months ago 27

Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme, ku të gjithë janë të paqrtë se çfarë mund të ndodhë në orët në vijim, pas raketave që Irani lëshoi mbi Izrael, ka bërë që e gjithë bota të jetë nën alarmin e shpërthimit të një lufte globale.

Kreu i politikës së Jashtme në BE, Josep Borrell, ka bërë thirrje për një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Europian.

Ai ka njoftuar që ditën e martë të gjithë ministrat e Jashtëm të BE të bëjnë një mbledhje urgjente, ku në fokus do të jenë sulmet e Iranit ndaj izraelit.

Objektivi ynë është të kontribuojmë në qetësimin e situatës dhe sigurinë e rajonit”, thotë Borrell në një postim në “X”.

Read Entire Article