Makina me targa shqiptare përplaset në një pikë karburanti në Kroaci, një i vdekur dhe tre të plagosur rëndë

2 months ago 40

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kroaci, ku një makinë me targa shqiptare ëhstë përplasur me një pikë karburanti.

Mediat kroate raportojnë se në orën 17:45 në autostradën A1 pranë Mosor-it një “BMW”  është përplasur me një gjenerator në një pikë karburanti, dhe për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Gjithashtu është shkrumbuar nga flakët edhe një Citroen me targa shqiptare.

Ministri i Punëve të Brendshme Davor Bozhinoviç konfirmoi të martën se një person mbeti i vdekur dhe disa të tjerë u plagosën nga zjarri në një pikë karburanti në autostradën A1, në stacionin e pushimit Mosor Jug afër Omishit, duke shtuar se zjarri është nën kontroll nga zjarrfikësit.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende, ndësra tre të plagosurit kanë pësuar djegie të shumta në trup për shkak të shpërthimit të makinës.

Siç dallohet nga pamjet e vendngjarjes, zjarri ka shkaktuar djegien e pikës së karburantit dhe disa makinave të tjera që ndodheshin aty pranë. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article