Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Ish rezervat e shtetit” në Kombinat, Berat.
Një automjet ka përplasur në rrugë 37-vjeçarin R.B,i cili po qarkullonte me biçikletë. I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, me fraktura në këmbë.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të qarkullimit rrugor,të cilët po kryejnë edhe veprimet e para hetimore në vendngjarje për të konkluduar në shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.
Burime nga vendngjarje pohojnë se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia,me të cilën po qarkullonte drejtuesi i mjetit në këtë rrugë.
Burimet policore bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, 30-vjeçari A.M,është shoqëruar në polici pas aksidentit./vizionplus.tv/