Makina përplas biçikletën në Lezhë, i plagosuri dërgohet në spital për ndihmë mjekësore

8 months ago 18
Reklamë

Një aksident ndodhi këtë të shtunë në aksin Lezhë-Manati, ku një automjet u përplas me një biçikletë.

Për pasojë, drejtuesi i biçikletës mori plagë të lehta dhe u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës për trajtim mjekësor. Ai u transportua drejt spitalit nga vetë drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se ai mund të ketë ardhur nga një devijim i papritur i automjetit./vizionplus.tv

Read Entire Article