Makina përplas biçikletën në Vlorë, i moshuari në gjendje të rëndë

3 months ago 36
Reklamë

VLORË – Një aksident i rëndë  ka ndodhur rreth mesditës në rrugën Gjergj Araniti, ku një automjet përplasi një burrë të moshuar që po kalonte me bicikletë.

I moshuari ka marrë plagë të shumta teksa është përplasur në xhamin e mjetit Lanca.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje  pas aksidentit.

Nga hetimet paraprake  rezulton se automjeti dhe biçikleta udhëtonin në drejtime të kundërta dhe përplasja ndodhi për shkak të pakujdesisë.

I  moshuari,  i cili drejtonte biçikletën, është dërguar me urgjencë në spital duke u vënë nën kujdesin e mjekëve të specializuar.

Sipas njoftimeve të fundit, gjendja e tij është kritike dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale./vizionplus.tv

Read Entire Article