Një 40-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi është përplasur nga një makinë në rrugën Lezhë-Shkodër.
Uniformat blu bëjnë me dije se sot rreth orës 13:30 në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., ka përplasur shtetasin M. F., 40 vjeç, këmbësor, i cili u dërgua në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./vizionplus.tv/