Para udhëtimit në New York, president i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë do të kuptoj se cilët janë miqtë e vendit të tij.
Kreu i shtetit serb kritikoi Malin e Zi për vendimin për ta mbështetur këtë rezolutë.
“Të gjithë ata që nuk votojnë apo abstenojnë janë miq, do të festojmë dhe mbrojmë flamujt e tyre, do të kemi marrëdhënie korrekte me të tjerët. Serbia nuk e cenoi integritetin territorial të Malit të Zi, por Mali i Zi e shkeli Serbinë”, tha Vuçiç.
Presidenti serb më tej shtoi se është i vetëdijshëm për atë që e pret vendin e tij.
“Unë i di përmasat e forcës që na kërcënon, e di sa të mëdhenj dhe të fortë janë, por e vetmja gjë për të cilën jam i sigurt është se do të luftojmë më mirë nga se e presin”, tha ai.
Mali i Zi ishte vendi i fundit i shkëputur nga ish-Jugosllavia. Ndërkohë kur Kosova e shpalli pavarësinë me 17 shkurt të vitit 2008, Mali i Zi vetëm disa muaj më pas më 9 tetor 2008 njohu shtetin e ri. /vizionplus.tv