Malltezi flet pas daljes nga SPAK: Kanë fshehur dokumentet, ndryshimi i planit për “Partizanin” është firmosur nga vetë Rama

2 months ago 27

Jamambër Malltezi është prononcuar për mediat pas daljes së tij nga SPAK, ku iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se ka manipuluar këtë institucion duke e përdorur politikisht, ndërsa lidhur me akuzat për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, theksoi se nuk janë të bazuara në fakte.

Lexo edhe :

Related Posts

“Për fat të keq kanë gënjyer e janë për t’u keqardhur kur pushteti i bën të gënjejnë aq trashë”, tha ai duke nënvizuar se plani mban firmën e kryeministrit Edi Rama.”Njerëz që gënjejnë e fshehin dokumente duhen thjesht të mëshirohen se sa shumë e kanë ulur veten”, shtoi ai.

Me planin e ndjekur për ish-kompleksit “Partizani”, Malltezi pretendoi se Rama ka manipuluar çështjen duke ngritur akuza të pabaza ndaj tij dhe ish-kryeministrit Berisha. Nga ana tjetër, ai theksoi se plani për ndryshimin e destinacionit të këtij kompleksi është firmosur nga vetë Edi Rama.

Jamambër Malltezi është marrë i pandehur nën akuzat për “korrupsion pasiv”, si dhe “pastrim parash”./vizionplus.tv

Read Entire Article