Manchester United gabon sërish, “djajtë e kuq” munden në transfertë, tani 9 pikë larg nga Champions

8 months ago 20
Reklamë

Manchester United është kthyer në një skuadër të zakonshme. Të paktën këtë gjë e dëshmon ecuria plot luhatje në kampionatin anglez në këtë sezon. Djajtë e kuq u mundën 2 me 1 nga Notingeham Forest në duelin e javës së 20 në transfertë , duke sfumuar shumë atë fitore të  madhe të arritur pak ditë më parë kundër Aston Vilës në Old Trford.

Pas një pjesë të parë të bllokuar  e pa shumë raste për shënim, në të dytën ishin edhe emocionet më të mëdha. Notingham Forest kaloi në avantazh në minutën e 64 me Domingez i lënë krejtësisht i lirë në mbrojtjen e United. Garnaco ishte protagonist pozitiv tek skuadra e Ten Hag, por pas një rasti të humbur, ai shërbeu për Rashford i cili barazoi shifrat në minutën  e 78 .

Mirëpo ky gol nuk mjaftoi pasi 4 minuta më vonë një zbritje e gjatë e vendasve u finalizuan m,e një gol shumë të bukur nga Gibs-Uiat, gol që i dha tre pikë të çmuara skuadrës së Notingham Forest duke e larguar ndjeshëm nga zona e ftohtë , ndërsa djajtë e kuq mbeten në vendin e 7 në renditje, 9 pikë larg zonës Champions. /vizionplus.tv

Read Entire Article