Mandati i Fredi Belerit, KQZ shtyn për nesër vendimin

2 months ago 20
Reklamë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shtyrë për nesër në orën 10:30 vendimin në lidhje me vlefshmërinë për mandatin e Fredi Belerit.

“Në lidhje me kohën, nuk besoj se kemi mundësi ta realizojmë sot. Mund ta organizojmë ndoshta, mos duhet të vijë nga vendi i vuajtes së dënimit, të paraqitet fizikisht, ose mund ta organizojmë edhe nëpërmjet një plafrome komunikimi elektronike”, tha kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Ndërkohë, avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari kërkoi që nuk mund të jepet një vendim për mandatin e Belerit, pa qenë ai i pranishëm dhe të japë argumentet e tij.

Kujtojmë që Beleri u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhjet lokale. Gjatë 13 muajve në paraburgim Beleri nuk e ushtroi detyrën e tij edhe as u betua.

Akualisht, Bashkia e Himarës drejtohet nga Arqile Bollano, pas dorëheqjes së Blerina Balës në 5 qershor për arsye personale dhe largimit të Jorgo Goros, i cili ndodhet në qeli. /vizionplus.tv

Read Entire Article