Mandati i Olta Xhaçkës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Kuvendi nuk e zbatoi vendimin tonë

2 months ago 33
Reklamë

Kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj ka dalë në një konferencë në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës. Ajo u shpreh se asnjë nuk mund të diskutojë vendimet e Kushtetueses.

Kryetarja e kësaj gjykate tha se Kuvendi nuk e zbatoi vendimin e Kushtetueses. Ajo theksoi se Kuvendi duhet të votojë në përputhje me vendimin e kësaj gjykate.

“Gjykata Kushtetuese konstatoi se vendimi saj nuk është ekzekutuar nga Kuvendi. Përmes vendimit Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata theksoi se vendimet e saj kanë efektet dhe forcën e ligjit asnjë organ s’ka të drejtë ti vërë në diskutim. Organet shtetërore duhet ti zbatojnë. Gjykata theksoi se vendimi i saj që ka vendosur detyrimin e Kuvendit për të dërguar në gjykatë mocionin e mandatit është i detyrueshëm për zbatim.

Kuvendi duhet të votojë në përputhje me urdhërimin e gjykatës pasi nuk është një procedurë e zakonshme parlamentare. Është në kuadër të ekzekutimit të gjykatës. Gjykata ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës zgjidhjen e konfliktit me Kuvendi. Shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për mosdëgjimin  mocionin në gjykatën Kushtetuese. Detyrimin e Kuvendit për dërgimin për mocionin mbi papajtueshmërinë e mandatit. Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi“, u shpreh kryetarja e gjykatës Kushtetuese.

/vizionplus.tv

Read Entire Article