Mandati i Olta Xhaçkës, zbardhet mendimi i PS

1 week ago 30
Reklamë

Zbardhet mendimi i PS nëse çështja e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese apo jo.

Në raportin e hartuar nga socialistët është përfshirë i gjithë vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila theksoi se Kuvendi duhet të votojë pro dërgimit në gjykatë të çështjeve të mandatit të një deputeti, përfshi rastin Xhaçka.

“Është seanca plenare si organ vendimarrës i Kuvendit që duhet të vendosë dërgimin e çështjes së papajtueshmërisë së mandatit së deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese,” shkruhet në raportin e PS duke reflektuar paralajmërimet se mazhoranca nuk do të ketë qëndrim politik për këtë çështje.

Ndërsa PD në raportin e saj ka shkruar se Kuvendi duhet të votojë pro dërgimit të çështjes së mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese.

Të enjten është hera e tretë që parlamenti voton për cështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Read Entire Article