Mandati i Xhaçkës, Spiropali: Zbatimi i vendimit të GJK thelbësor, do të veprojmë sapo të marrim opinion nga Komisioni Venecias

5 days ago 22
Reklamë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratave të BE dhe SHBA, lidhur me mos dërgimin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Spiropali thekson se e kishte ngritur këtë çështje si prioritet, duke kërkuar që Kuvendi të ndjekë dhe zbatojë vendimet e mbetura të GJK.

Më tej ajo thekson se votimi i djeshëm demonstroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të një viti e gjysëm më parë dhe së fundmi ai i Korrikut 2024, ka nevojë për sqarimin që kërkohet prej po kaq kohësh.

Ndërsa thekson më tej se pikërisht me qëllim marrjen e këtij sqarimi dhe dhënien fund të paqartësisë që e ka shoqëruar Kuvendin, për mënyrën e zbatimit të vendimit, i është drejtuar sot Komisionit të Venecias si një instancë me prestigj e kompetencë të padiskutueshme.

Kryeparlamentarja theksoi se sapo të merret nga Komisioni i Venecias opinioni përkatës, do të veprohet sipas atij opinioni pa humbur asnjë ditë më shumë.

qëllim marrjen e këtij sqarimi dhe dhënien fund të paqartësisë që e ka shoqëruar Kuvendin, për mënyrën e zbatimit të vendimit, i jam drejtuar menjëherë sot Komisionit të Venecias si një instancë me prestigj e kompetencë të padiskutueshme. Sapo të marrim nga Komisioni i Venecias

— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) September 13, 2024


Ndaj plotësisht bindjen se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore, pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit. Prandaj edhe e theksova gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Votimi i djeshëm demonstroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të një viti e gjysëm më parë dhe së fundmi ai i Korrikut 2024, ka nevojë për sqarimin që kërkohet prej po kaq kohësh. Pikërisht me qëllim marrjen e këtij sqarimi dhe dhënien fund të paqartësisë që e ka shoqëruar Kuvendin, për mënyrën e zbatimit të vendimit, i jam drejtuar menjëherë sot Komisionit të Venecias si një instancë me prestigj e kompetencë të padiskutueshme. Sapo të marrim nga Komisioni i Venecias opinionin përkatës, do të veprojmë sipas atij opinioni pa humbur asnjë ditë më shumë. @EuinAlbania @EUAmbAL @USEmbassyTirana”, shkruan Spiropali.

Read Entire Article