“Mariana ka marrë tortë me kova për 100-vjetor”, Dijonisi nuk ndalet me batutat

4 months ago 23
Reklamë

Në këtë të martë me shi, batutat dhe humori mes dyshes më fantastike të “Ferma VIP”, Mariana dhe Dijonis, nuk kanë munguar.

Teksa qëndronin në dhomën e ngrënies, Dijonisi me shaka pyet Marianën nëse ajo ka qenë në 100 vjetorin e pavarësisë me kohë për të marrë tortën.

Thuaj të drejtën, a ke qenë ti në kohën e tortës me kovë? Tek torta e madhe e Tiranës”, tha Dijonisi.

Aktorja, duke i pasur batutën, shton se ka qenë në rresht të parë me legen.

Aty kam qenë në rresh të parë me legen”, tha Mariana.

Kjo situatë ka shkaktuar jo pak të qeshura mes fermerëve të tjerë që ishin të pranishëm.

E teksa vijonin qëndrimin në dhomën e gatimit, fermerët nisën të numërojnë ditët e qëndrimit, në shkopin që Flori e ka prerë për çdo ditë që rrinë në fermë.

“Shumë pak kemi ndenjtur”, thotë Dijonisi duke numëruar shenjat që ishin në shkopin e Florit./vizionplus.tv

Read Entire Article