Marrëdhënia babë e bijë, Baby G komplimenton Florin, batuta e Albanos për partneren “shkriu gazit” fermerët

5 months ago 30

Aktori Florian Agalliu u surprizua sot nga vajza e tij Mia në “Ferma VIP”.

Kjo vizitë e papritur gëzoi dhe emocionoi pafund fermerin, i cili kaloi një pjesë të mirë të kohës me të voglën e tij 11-vjeç.

Teksa ka diskutuar më pas me fermerët për emicionet, Flori ka folur edhe për pozitat si baba.

Është shumë bukur të jesh babë, merr shumë dashuri”, tha Flori.

Ndërsa këngëtarja Baby G e komplimentoi për marrëdhënien speciale që ata kanë si babë e bijë.

Edhe marrëdhënia që keni ju është shumë speciale. Nuk e kanë të gjithë ashtu”, i tha Baby G fermerit.

Por përgëzime vajza e Florit mori edhe nga fermerët e tjerë, të cilët i vunë në dukje artikulimin shumë të mirë, për moshën e saj.

Por Albano Bogdo, dha “arsyen” pse Mia ishte aq e zgjuar. Kjo deklaratë shkriu gazit fermerët e tjerë.

Do jetë super e artikuluar dhe super e zgjuar se është rritur nga një super prind i mrekullueshëm siç është nusja e Florit”, tha Albano./vizionplus.tv

Read Entire Article