Baby G dhe Dijonisi kanë folur për marrëdhenien e tyre brenda fermës, ku shprehen se mes tyre ka vetëm një shoqëri të mirë dhe jo një histori dashurie.
“Mes nesh nuk ka nota flirti”, deklaroi Dijonisi.
“Marrëdhënia që kam me Dijonisin është shumë e veçante. Edhe pse bën batuta është një person gallatë”, shtoi Baby G.
Lidhur me marrëdhenien e dy fermerëve, ka dhenë mendimin e saj edhe ish-fermerja Gloria Meshi, ku u shpreh se sheh që të dy kanë një kimi shumë të mirë në aspektin shoqëror.
“Kanë shumë kimi me njeri tjetrin në aspekt shoqëror. Iu lezaton muhabeti me njeri-tjetrin dhe ke qejf t’i shikosh”, tha Gloria.
Në spektaklin e sotëm, Baby G gjithashtu foli për personat që i qëndruan afër pas spektaklit të kaluar, ku dolën imazhet e saj me Albanon.
“Albano nuk është këtu dhe nuk kam shumë për të thenë. Jam mërzitur se nuk e kam kuptuar situatën, tani jam mirë. Dijonisi, Çiljeta, Ditushka, Renisi, Roberti gjithë shtëpia më ka qëndruar afër. Unë ashtu siç jam ndjerë ashtu kam reaguar. Unë kam pasur qejf t’a kem këtu Albanon, jo të kishte lënë garën në mes.Kam kaluar shumë bukur me të. U mërzita pse iku. Ka qenë një lojtar shumë i fortë”, tha Baby G.
“Unë kam qëndruar më shumë me Albanon dhe të nesërmen shkova tek Baby G. Kur jemi në një reality nuk do të habitemi kur gjërat ndodhin. Është një gjë që ju përket atyre të dyve”, deklaroi Ditea.
“Jam me idenë që gjërat sqarohen dhe ti japësh forca vetes, në të njëjtën mënyrë siç ndodhi dhe me Baby G. Iu rikthye energjisë së saj”, shtoi Renisi.
“Gordiana e ka pranuar që ka flirtuar, edhe i jep shpresa dikujt pse jo npër të pasur një marrëdhënie, këtë që thashë edhe më herët”, tha Flori. /vizionplus.tv