Marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit, deputeti demokrat: Normalitet i rremë, nuk mund të fshijmë ç’ka ndodhur në 5 muaj

6 months ago 26
Reklamë

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Ligjeve me prani fizike të deputetëve, pas 5 muajsh mbledhje online.

Deputeti demokrat Dashnor Sula u ndal te marrëveshja mes opozitës dhe mazhorancës dhe tha se kthimi i jetës parlamentare në normalitet është një normalitet i rremë.

Sipas tij nuk mund të fshihet çfarë ka ndodhur këto 5 muaj, kohë gjatë së cilës kanë ndodhur gjëra të rënda në cenim të demokracisë

“Të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë në 5 muaj dhe në 18 mars të vijmë këtu e të themi të fshijmë historinë, kur kanë ndodhur shumë gjëra shumë të rënda në cenimin e demokracisë për funksionimin e Parlamentit….

Do mundohem të bëj të qartë që ky kthim në normalitet është diçka që duhet të kishte ndodhur që vitin e kaluar, por mazhoranca me dhunë e kokëfortësi nuk e mundësoi.
Marrëveshja opozitë-Mazhorancë është fake i pastër. Çfarë marrëveshje keni arritur? Atë që i takon opozitës me Rregullore? Opozita kërkoi komisionet. Mazhoranca bëri atë që nuk mund ta bënte dikush tjetër, ndryshoi ligjin për komisionet hetimore.

Ky është një normalitet i rremë. Në 5 muaj kanë kaluar ligje pa debat, përfshirë edhe buxhetin. Mund të thoni ishim në kushte të detyrueshme. Shkaku i situatës ishit ju që me sjellje të dhunshme bëtë atë që bëtë.

Kjo ishte loja, marrëveshja u bë në Tiranë, tymi plasi në Sazan!”, tha Sula. /vizionplus.tv

Read Entire Article