Marrëveshja PS-Rithemelimi, Alibeaj: E sakrifikuara më e madhe është Reforma Zgjedhore

6 months ago 17
Reklamë

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka folur për marrëveshjen e arritur mes PS dhe Rithemelimit.

Ai tha se e sakrifikuara e madhe është Reforma Zgjedhore, teksa theksoi se kjo për opozitën ka një kosto të madhe.

“Çdokush kërkon të dijë çfarë u fitua në 5 muaj betejë të rreme. Së pari bilanci bëhet duke iu drejtuar jetës parlamentare. Nga marrëveshja okulte kemi marrë 1 ose 2 komisione hetimore interesi publik i së cili nuk është ai që pritet. Komisionet bëhen nga një ligj i përcaktuar nga Rama. E sakrifikuara më e madhe është Reforma Zgjedhore.

Për opozitën kjo ka një kosto të madhe. Opozita ka humbur garancinë e saj më të madhe, e drejta e votës për t’i vënë mazhorancës kufi që të mos kalojë ligje të rëndësishme duke peshkuar elektronë të lirë. PS e dështoi Reformën Zgjedhore dhe kjo ka bilanc të hidhur për publikun”, tha Alibeaj. /vizionplus.tv

Read Entire Article